Biletë për finalen e Ligës së Kombeve, Ronaldo sfidon shqiptarët e Zvicrës

Futboll

Biletë për finalen e Ligës së Kombeve, Ronaldo sfidon shqiptarët e Zvicrës

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:07
Ilustrim

Portugali-Zvicër është gjysëmfinalja e parë e Ligës së Kombëve, me dy skuadrat që kërkojnë biletën e parë për finalen e grupit A të kompeticionit. 

Luzitanët do të synojnë trofeun e prestigjit, duke parë se në skuadër ka edhe një futbollist si Cristiano Ronaldo. Ylli i Juventusit do të jetë titullar në sulmin e ish-kampionëve të Europës. 

Krah tij do të jetë talenti i Benfikës, Joao Felix, ndërkohë që në krahun tjetër, Helvetët do të fokusohen te aftësitë e dy futbollistëve me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat