E kryer, Hazard te Real Madrid! Nga Spanja zbulojnë: Ja kur zyrtarizohet

Futboll

E kryer, Hazard te Real Madrid! Nga Spanja zbulojnë: Ja kur zyrtarizohet

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:42
Eden Hazard

Sipas mediave spanjolle, veçanërisht referuar raportimeve nga program televiziv “El Chiringuito de Jurgones”, Eden Hazard do të prezantohet zyrtarisht si një futbollist i Real Madrid vetëm në orët në vijim, me afat maksimal mëngjesin e të enjtes.

Bazuar në të njëjtat burime informacioni, mësohet se Chelsea do të arkëtojë 100 milionë euro nga Los Blancos, me këta të fundit që finalizojnë një transferim, tratativat për të cilin kanë zgjatur me muaj, në mos me vite. 

Vetë belgu ishte favorit për transferimin në Madrid që pas përfundimit të Botërorit në Rusi, i vitit të kaluar, duke ndryshuar mendje vetëm në momentet e fundit, i bindur nga trajneri Maurizio Sarri, që të qëndronte te Chelsea edhe për një sezon.

Pas një joshje reciproke që zgjati me vite, kjo telenovelë futbollistike është pranë përfundimit: Eden Hazard do të jetë shumë shpejt futbollist i Real Madrid. Një tjetër goditje e fuqishme në merkato për klubin e Florentino Perez, që vetëm një ditë më parë ka njoftuar blerjen e Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat