Problemi i Hazardit në Real Madrid: Numri i fanellës

Futboll

Problemi i Hazardit në Real Madrid: Numri i fanellës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 09:57
Eden Hazard

Vetëm një problem ka mbetur i pazgjidhur sa i përket transferimit të Eden Hazardit në Real Madrid. Fanella e tij e preferuar, ajo me numër dhjetë, është e zënë.

Eden Hazardi e ka mbajtur fanellën me numër dhjetë për Chelsean dhe Belgjikën tash e një kohë të gjatë, mirëpo mesfushori Luka Modric e mban këtë fanellë te “Los Blancos”.

Real Madridi është duke punuar për momentin për ta prezantuar yllin belg para tifozëve në Santiago Bernabeu, pasi që kjo ngjarje pritet të ngjallë interes te një numër i madh i tifozëve.

Departamenti i marketingut dëshiron ta shfrytëzojë në maksimum këtë mundësi për të shitur sa më shumë fanella, mirëpo e vetmja fanellë me numër të lirë të Real Madridi është ajo me numër 16.

Ky numër nuk ka lidhje me asnjë lojtar tjetër legjendar në Real Madrid, mirëpo as me vetë Hazardin. Real Madridi preferon ta prezantojë Hazardin me fanellën e re të premten dhe Marca raporton se drejtuesit e klubit mund t’i kërkojnë Modricit t’ia lërë Hazardit numrin 10.

Megjithatë, tifozët mund të mos jenë të kënaqur nëse Modricit i merri numri 10, përderisa numrin shtatë e mban Mariano Diaz, i cili e ka konfirmuar se të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe sezonin tjetër.

Gareth Bale mund ta lirojë fanellën me numër 11 nëse largohet këtë verë, por në rend për këtë fanellë është Vinicius Junior, i cili për momentin e mban fanellën me numër 28.

Hazardi e nisi karrierën në Chelsea me fanellën me numër 17, mirëpo këtë fanellë në Real Madrid e mban Lucas Vazquez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat