Conte: Nuk kemi limite, ndërtojmë një Inter fitues

Futboll

Conte: Nuk kemi limite, ndërtojmë një Inter fitues

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:54
Conte: Nuk kemi limite, ndërtojmë një Inter fitues

Megjithatë ish trajneri i Italisë dhe Chelseat ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën “GQ”, që prite të dalë në treg më 11 Qershor, ndërsa në spot është shkëputur edhe një deklaratë e Contes.

“E di që rreth meje janë krijuar pritshmëri të mëdha, nisur edhe nga e shkuara, por edhe nga shpejtësia që rrodhën ngjarjet. Mund të pranoj në fillim, që kemi pak mundësi për të fituar, por ama duhet të kemi. Mendoj se mund t’ia dalim. Nuk kemi limite. Mezi pres të filloj punë dhe të çoj Interin atje ku e ka vendin”, thotëtekniku zikaltër.

Antonio Conte ka treguar mes të tjerash edhe arsyet që e bindën të pranojë ofertën e Interit, ku pranoi se përveç Marottës, edhe presidenti Stiven Zhang i kishte bërë përshtypje mjaft të mira.

“Prezenca e Marottës ka ndikuar, pasi ishte konfirmimi se po punohet për të bërë gjëra serioze dhe të mëdha. Prej 8 vitesh nuk garohet për vendin e parë dhe këtu duan të ndryshojnë gjithçka. Më ka bërë përshtypje edhe presidenti Zhang”, tha Conte.

E shkuara juventine, fillimisht si mesfushor, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit dhe më pas i trajner, ka bërë që të hapen debate mbi kalimin e Contes te Interi, një zgjedhje kjo që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët bardhezi.

“Në pankinë, është normale të punosh për shoqëri të ndryshme. Mezi pres të çoj Interin në nivele konkurruese dhe fituese. Tifozët kanë krijuar pritshmëri dhe bëjnë shumë mirë”, tha ndër të tjera Conte.

Deklarata “nuk kemi limite”, shpjegon më së miri atë që mediat në Itali kanë raportuar ditët e fundit, ku thuhet se grupi Suning i ka premtuar Contes investime të fuqishme, për të përforcuar ndjeshëm organikën.

Deri tani Interi nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim, por janë thuajse të mbyllura marrëveshjet për të marrë Diego Godin dhe Edin Dzekon, ndërsa vijon puna për emra si Chiesa, Barrela, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat