Mali i Zi po e studion Kosovën!

Futboll

Mali i Zi po e studion Kosovën!

Nga: K. G. Më: 6 qershor 2019 Në ora: 11:25
Aleksandër Boljeviq me të kuqe

Kombëtarja e Malit të Zi nuk e ka qetësinë në asnjë formë dhe po e studion në çdo detaj Kosovën, sepse e dinë fortë mirë se çfarë fuqie sulmuese kanë djelmoshat tanë, veçmas që treguan në përballjen e fundit me Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova kishte krijuar një mori raste por vetëm një e kishte realizuar dhe krejt me fat ishin bullgarët kur edhe morën një pikë (1:1).  

Sulmuesi i Malit të Zi, Aleksandër Boljeviq, e ka më së të qartë se sa do të jetë vështirë dhe sipas tij, është detyrim fitorja për malazezët.  "Nuk kemi presion, edhe pse është e qartë se ne do t kërkojmë tri pikë”, tha Boljeviq.

“Ata për nga forca dhe ajo që kemi parë, i takojnë së paku vazos së katërt. Do të jetë vështirë, por nëse ne jemi të vërtetët, si kemi qenë shumë herë, mund të imponohemi dhe të fitojmë", ka deklaruar Boljeviq. Ndeshja kualifikuese për EURO 2020 luhet nesër (20.45) në Podgoricë dhe pa praninë e shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat