Sonte mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kombeve

Futboll

Sonte mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kombeve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:58
Foto

Holanda dhe Anglia luajnë do të ballafaqohen mes vete për një vend në finale.

Pas Portugalisë që mposhti mbrëmë Zvicrën 3-1 dhe u kualifikua në finale, sonte do të ndeshen dy gjigantët e futbollit evropian, Holanda dhe Anglia.

Gjysmëfinalja e sotme do të jetë mes dy skuadrave të tjera që u renditën të parat në grupet përkatëse të Ligës A, njëkohësisht edhe dy prej ekipeve më në formë të momentit.

Të dyja këto kombëtare janë kualifikuar para disa ekipeve mjaft të forta, siç janë Spanja dhe Kroacia, ndërsa “tulipanët” dominuan grupin me Francën dhe Gjermaninë.

Si anglezët ashtu edhe holandezët kanë ekipe me lojtarë të rinj të talentuar dhe ndeshjet si kjo do t’u shërbejnë atyre që të tregojnë veten më shumë.

Kujtojmë se fituesi i Ligës së Kombeve siguron direkt edhe kualifikimin në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat