Trajneri i Malit të Zi: Do ta sulmojmë Kosovën

Futboll

Trajneri i Malit të Zi: Do ta sulmojmë Kosovën

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:01
Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka bërë të ditur se lojtarët e tij do të sulmojnë në ndeshjen e së premtes kundër Kosovës, përkundër që është i vetëdijshëm për kualitetin e “Dardanëve”.

Kosova fillimisht do të përballet me Malin e Zi në Podgoricë të premten, e pastaj, tri ditë më vonë, “Dardanët” do të udhëtojnë në Sofje për përballjen me Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje zhvillohen në kuadër të Grupit A të kualifikimeve në EURO 2020.

Edhe pse do të jetë vendase, Mali i Zi s’do ta ketë përkrahjen e tifozëve në stadium për ndeshjen kundër Kosovës, pasi që malaziasit janë dënuar nga UEFA ta zhvillojnë një ndeshje pa tifozë për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen e kaluar, kundër Anglisë.

“Ne i kemi analizuar të gjitha ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, ndeshjet miqësore, por edhe ndeshjen ndaj Bullgarisë. Ata luajnë me presion të lartë, kanë lojtarë të mirë, por ne do t’i sulmojmë ata nesër”, ka thënë Tumbakovic.

 “Ata nuk kanë pësuar humbje qe 12 ndeshje. Ne nuk kemi rezultate të tilla, por kemi luajtur një ndeshje të mirë kundër Bullgarisë, sikurse edhe 60 minuta të mira kundër Anglisë. Synimi i tyre mund të jetë motiv shtesë për neve”.

Kosova mund të kualifikohet në EURO 2020 nëse e zë njërin nga dy vendet e para në Grupin A. Nëse dështon në këtë rrugë, Kosova e ka edhe një mundësi tjetër, përmes play-offs për kualifikime, ku e siguroi një vend në gjysmëfinale përmes triumfit në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat