“Gënjeshtar, do pyeste mamin”...

Futboll

“Gënjeshtar, do pyeste mamin”...

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:21
Ilustrim

Stafi drejtues po mendon për Kukësin e Kupave të Europës e më pas atë të sezonit të ri. Gjatë kësaj kohe, stafi teknik ka bërë një punë shumë të mirë e profesionale, ku ndër to ata kanë nxjerrë shënime për gjithë futbollistët.

Në fakt, ky “skaner’ është kërkuar prej presidentit Gjici që t’i bëhet ekipit. Kështu, pritët të rikonfirmohet më shumë se 80 për qind e ekipit aktual, ku dilemat aktualisht janë për vetëm 3-4 lojtarë. Siç e dimë, portieri Gomis dhe sulmuesi kryesor i Kukësit janë larguar nga ekipi, ky i fundit për shkak të një pagese mujore, premios dhe disa golave që ai pretendon, shkruan panoramasport. Madje, sulmuesi mozambikas pretendon që ka dhe mesazhe të shkëmbyera me presidentin Gjici, të cilat vërtetojnë pretendimin e tij. Ndërkohë, pas akuzave të Gjicit, i kontaktuar sërish dje, Rexhinaldo tha: “Do shihemi në FIFA, çfarë kisha për të thënë, e thashë një ditë më parë”. Dilema tjetër për qëndrim ose jo është dhe Arbër Çyrbja. Ishmesfushori i Teutës erdhi si një prej prurjeve mjaft të mira në verën që shkoi, pasi presidenti Gjici pagoi plot 50 mijë euro për kartonin e tij te Teuta. Por, performancat e tij nuk kanë qenë ato që priteshin, duke ditur cilësitë që 25-vjeçari zotëron.

Kështu që palët janë në dyshim për të vazhduar më tej. Vetë lojtari nuk e ka ndarë mendjen për të qëndruar ose jo, por as klubi nuk e ka penguar mesfushorin për zgjedhjen e tij. Vetë Çyrbja tha për gazetën se ai nuk është larguar nga Kukësi dhe as klubi nuk ka pohuar këtë gjë. Çdo gjë do zgjidhet në ditët në vijim për të ardhmen e mesfushorit të djathtë.

Pritet që palët me shumë gjasa të ndahen me konsensus. Uilliam Melo është emri surprizë që doli në skenë për një mundësi largimi. Ai aktualisht ndodhet në vendin e tij në Brazil. 25- vjeçari u afrua në verën e shkuar te Kukësi, i cili ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në radhët e verilindorëve.

Ai është mbrojtës i djathtë, por ishte trajneri Armando Cungu, i cili i gjeti një pozicion shumë të volitshëm si mesfushor të majtë i avancuar, ku ai ka dhënë gjithçka, ka arritur të shënojë plot 5 gola në 33 paraqitje dhe ka treguar që ka aftësi mjaft të mira në fazën sulmuese dhe është mjaft i vlefshëm për ekipin. Stafi teknik nuk e pëlqen prej karakterit, por është presidenti Gjici ai që nguron ta lëshojë lojtarin, duke ditur vlerat që ka si futbollist dhe duke parë që Kukësit i duhen futbollistë që bëjnë diferencën në Kupat e Europës e Melo është një prej tyre. Fjala e fundit për të i takon presidentit Gjici.

Negociatat – Gjithashtu, do të diskutohet me të gjithë lojtarët që kanë bërë kërkesë në federatë për mosrinovim automatik të kontratës, të cilët nuk janë të pakët. Bëhet fjalë për Ardjan Cuculin, Stivi Frashërin, Simon Rrumbullakun, Roxher Xhunior, Uilliam Melon, Irakli Dzarian, Arbër Çyrbjen, në këtë listë ishte dhe Rexhinaldo. Me katër të parët do negociohet për kontratat e reja, ndërsa për të tjerët do vendoset mënyra sesi do veprohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat