Mugosha: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi Kosovës

Futboll

Mugosha: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi Kosovës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:43
Mugosha: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi Kosovës

Sulmuesi i Malit të Zi, Stefan Mugosha, ka folur para përballjes me Kosovën në kualifikimet e Evropianit. Nesër në stadiumin në Podgoricë, me fillim nga ora 20:45, Mali i Zi e pret Kosovën në ndeshjen e grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. “Ndeshjet pa shikues janë specifike, por ne do të jemi të motivuar, luajmë për reprezentacionin. Është ndjenjë e veçantë. Tifozët do të na mungojnë, ata na çojnë përpara, por jemi gati ta bëjmë”, tha Mugosha, raporton Vijesti.me. Në mungesë të Stevan Jovetiqit, Mugosha do të jetë në krye të sulmit, dhe ai beson se formën e mirë mund ta vazhdojë edhe kundër Kosovës. “Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme, e duam vendim e dytë. Një ndeshje e vështirë na pret, shpresoj se të gjithë jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidës në mënyrën më të mirë. Ne i kemi analizuar ata, kanë individualë të shkëlqyeshëm. Por edhe ne kemi lojtarë të mrekullueshëm, besoj se do të arrijmë rezultat të mirë”, tha Mugosha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat