Musliu: Stafi teknik do të gjejë mënyrën se si t’i ndalim polakët

Futboll

Musliu: Stafi teknik do të gjejë mënyrën se si t’i ndalim polakët

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:20
Musliu: Stafi teknik do të gjejë mënyrën se si t’i ndalim polakët

Futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut po përgatiten për ndeshjet eliminatore të qershorit kundër Polonisë dhe Austrisë, të dyja në Shkup, shkruan gazeta Lajm i Maqedonisë Veriore. Mbrojtësi Visar Musliu beson se stafi teknik do të gjejë mënyrën se si ta ndalim kundërshtarin.  
“Polonia është reprezentacion i shkëlqyeshëm, sigurisht favorit kryesor në grupin tonë, megjithatë ajo në motivon më shumë që të përgatitemi mirë. Besoj se stafi teknik do të gjejë mënyrën se si t’i ndalim, ndërsa ne duhet ta zbatojmë planin në terren. Polakët kanë individ të shkëlqyëshëm, kanë lojtarë cilësorë si Lewandowski, Milik, Zielinski, megjithatë atu e jona është loja kolektive. Me mbështetje nga publiku, besojmë të shënojmë rezultat pozitiv”, deklaroi Visar Musliu. 
Ndeshja kualifikuese Maqedonia e Veriut-Polonia do të zhvillohet të premten në ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat