Lubisha i Beogradit prej zorit e njeh Kosovën! 

Futboll

Lubisha i Beogradit prej zorit e njeh Kosovën! 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:56
Lubisha i Beogradit prej zorit e njeh Kosovën! 

Sa për dijeni të atyre që nuk e njohin Lubisha Tumbakoviqin, është i lindur në Beograd, me kombësi serb dhe ka qenë kryetrajner i Partizanit të Beogradit në periudhën e viteve 1992-1999, në kohën kur vendi i tij, Serbia pushtuese bëri krime të rënda në popujt e Ballkanit, ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Lubisha udhëhoqi Partizanin kur një kohë kryekrimineli Zhelko Razhnjatoviq – Arkan ka qenë kryetar i klubit Obiliqt nga Beogradi dhe e kishte rivalin më të madh në fushën e lojës. Dikur Lubisha, me Partizanin ka luajtur në stadiumin e Prishtinës, kur ishte i okupuar nga Serbia pushtuese, por tani kur do të vijë nëse nuk shkarkohet deri atëherë, do të vijë në stadiumin e bukur “Fadil Vokrri”, në stadiumin e çliruar.

Sot Lubisha është përzgjedhës i kombëtares së Malit të Zi dhe prej zorit e njeh Kosovën, madje siç ka shkruar edhe gazetari Arlind Sadiku, ai gjatë konferencës është përgjigjur shkurt në pyetjen e gazetarëve të Kosovës, duke i injoruar ata. Lubisha prej zorit e njeh Kosovën  dhe duket se edhe zemra do mi dal nga vendi që do të përballet me Kosovën, madje e ka frikën e madhe nga djelmoshat tanë. Tumbakoviq sigurisht se nuk do ta zërë as gjumi natën, sepse do të mendoj lloj lloj formule të lojës kundër Kosovës që luhet nesër në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat