Nuk ka më dyshime, Eden Hazard do të jetë lojtari më i ri i Real Madridit. Belgu ka gjetur gjuhën e përbashkët me Real Madridin dhe tashmë gjithçka është e kryer. Reali dhe Chelsea kanë rënë dakord për një shifër prej 100 milionë eurosh dhe bonuse.
Hazardi do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me klubin madrilen. Nuk ka më dyshime se Zidane mori një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar së verës.