Mastercard pezullon bashkëpunimin me Neymar

Futboll

Mastercard pezullon bashkëpunimin me Neymar

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:27
Neymar

Mastercard ka anuluar një fushatë reklamimi me yllin e futbollit Neymar, pasi një grua e akuzoi atë për përdhunim në një hotel në Paris muajin e kaluar, njofton e përditshmja braziliane "O estado de Sao Paulo".

Mastercard tha në një deklaratë se pezulloi bashkëpunimin me Neymar derisa "situata të zgjidhej".

Neymar hodhi poshtë akuzat për përdhunim dhe pretendon se gruaja po përpiqet të zhvatë para prej tij.

Policia në Rio de Janeiro ka nisur hetimet lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat