Kush do të jetë Kapiten i Kosovës kundër Malit të Zi?

Futboll

Kush do të jetë Kapiten i Kosovës kundër Malit të Zi?

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:30
Challandes

Kosova nesër do luaj ndeshjen kualifikuese për EURO 2020, ndaj Malit të Zi, nga ora 20:45. Në konferencën e sotme trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur lidhur se kush do jetë Kapiten i Kosovës në këtë takim. 

“Është e vërtetë që kemi humbur kapitenët,por çështja e kapitenit nuk është brenga jonë më e madhe. Unë do të shoh në stërvitjen që do ta kemi sonte se kush do të luajë e kush jo dhe pastaj do të vendosë për kapitenin”, ka thënë Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat