Muriqi: Në Mal të Zi kemi ardhur për pikë të plota

Futboll

Muriqi: Në Mal të Zi kemi ardhur për pikë të plota

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:32
Muriqi: Në Mal të Zi kemi ardhur për pikë të plota

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka dalë së bashku me qendërsulmuesin Vedat Muriqi në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme ndaj Malit të Zi.

Muriqi, i cili ka qenë në formë jetësore këtë sezon me ekipin e tij Rizespor, ka deklaruar se Kosova ka udhëtuar në Mal të Zi për pikë të plota dhe shprehet i bindur në fitore, shkruan insport. “Kemi ardhur për pikë të plota, ne do të japim maksimumin dhe do të fitojmë. Si çdo ekip edhe ne kemi lojtarë të mirë me kualitet dhe nuk diskutohet që kemi me i marr tre pikët” deklaroi Muriqi.

Tutje sulmuesi ka thënë se do të preferonte që ndeshja të zhvillohej me tifozë, edhe pse ai e pranon që për Malin e Zi kjo është disavantazh.

“Më mire të ishte me tifozë, pasi pa tifozë nuk do të ketë lezet, nuk është diçka në avantazh, për Malin e Zi do të jetë disavantazh.

Besoj se do të vazhdojmë me fitore në ndeshjet si mysafirë. Jemi i gjithë ekipi optimist në çdo ndeshje, pavarësisht a është miqësore apo ndeshje zyrtare.

Edhe ne kemi mungesa. Saviq është i rëndësishëm, por me gjithë respektin pavarësisht kush është kundërshtar unë e bëjë punën time” deklaroi Muriqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat