Holanda mposht Anglinë pas vazhdimeve, shkon në finalen e Ligës së Kombeve

Futboll

Holanda mposht Anglinë pas vazhdimeve, shkon në finalen e Ligës së Kombeve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:05
Holanda mposht Anglinë

(E plotësuar) - Holanda ka mposhtur Anglinë 3 me 1 pas vazhdimeve për të arritur finalen e Ligës së Kombeve.

Ndeshja e rregullt u mbyll 1 me 1 me golat e Rashfordit e De Ligtit.

Në vazhdime, holandezët arritën të sigurojnë fitoren me dy gola. Fillimisht Kyle Walker realizoi autogol në minutën e 97-të, ndërsa Promes në minutën e 114-të vulosi fitoren e “Tulipanëve”.

Në finale, Holanda takohet me Portugalinë, e Anglia luan për vend të tretë me Zvicrën.

***

Holanda ka arritur që të kalojë në epërsi për herë të parë në gjysmëfinalen kundër Anglisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas 90 minutave pa fitues, gjithçka mbeti të vendoset në vazhdime, ku Holanda po tregohet më kërkuese.

Ishte një gabim amatoresk i John Stones ai që i mundësoi holandezëve që të kalojnë në epërsi.

Gabimin e Stones e shfrytëzuan holandezët, të cilët ‘obliguan’ Kyle Walker që të shënonte në portën e tij.

***

Është barazuar rezultati në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, mes Holandës dhe Anglisë.

Pasi ishte Rashford ai që shënoi golin e epërsisë për Anglinë, pas penalltisë së shkaktuar nga De Ligt, ishte pikërisht ky i fundit që reagoi për skuadrën e tij.

Në minutën e 73’ të takimit, mbrojtësi i Ajax Amsterdam goditi mirë me kokë për ta tundur rrjetën e Pickford.

Holanda ishte më kërkuese në pjesën e dytë dhe ndoshta goli i De Ligt ishte i merituar për ‘Tulipanët’.

***

Anglia ka shënuar golin e parë kundër Holandës

Në minutën e 29, De Ligt bëri një gabim në mbrojtje duke shkaktuar penallti, të cilën në gol e shndërroi sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford në minutën e 30-të.

Holandë-Angli është ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës se Kombeve. Mbrëmë në finale u kualifikua Portugalia.

***

Janë publikuar formacionet zyrtare për super ndeshjen që do të luhet mes Holandës dhe Anglisë.

Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Skuadra e parë që ka arritur finalen e këtij kompeticioni është ajo e Portugalisë, e cila tashmë pret për të njohur kundërshtarin e radhës.

Ndeshja mes Holandës dhe Anglisë do të luhet me fillim nga ora 20:45, në Portugali.

Më poshtë ua përcjellim formacionet zyrtare të të dy kombëtareve për këtë ndeshje.

Holanda:

Image

Anglia:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat