Negociata serioze mes Inter dhe Cagliari për Nicolo Barella

Futboll

Negociata serioze mes Inter dhe Cagliari për Nicolo Barella

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:18
Nicolo Barella

Skuadra e Inter është futur në negociata serioze me skuadrën e Cagliari, për shërbimet e mesfushorit premtues italian.

Është skuadra e Cagliari ajo që ka konfirmuar për bisedimet që po zhvillohen për mesfushorin Nicolo Barella.

“Negociatat janë duke ndodhur, interesimi i tyre është i vërtetë, dhe nuk kemi arsye për ta mohuar” ka thënë drejtori sportiv i Cagliari, Marcello Carli”.

“Negociatat kurrë nuk janë afër apo larg. Interesimi është serioz dhe ne do të shkojmë përmes kësaj” ka thënë tutje ai.

Skuadra e Cagliarit raportohet se po kërkon rreth 50 milionë euro për lojtarin, por Inter janë të gatshëm të paguajnë vetëm 35 milionë euro dhe mbrojtësin Alessandro Bastoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat