Portugali – Holandë, finalja e madhe e Ligës së Kombeve

Futboll

Portugali – Holandë, finalja e madhe e Ligës së Kombeve

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 00:37
Portugali – Holandë

Holanda do të përballet me Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve të dielën në Estádio do Dragão.

Kampionët evropian të vitit 2016 kaluan në finale pasi e mposhtën Zvicrën me rezultat 3-1 të mërkurën, fal het-trikut fantastik të Cristiano Ronaldos.

Në ndeshjen e dytë Holanda arriti që ta mposht Anglinë duke e rikthyer rezultatin nga 0-1 në 3-1.

Holandezët kthehet sa i përket kombëtareve në krye, dhe do të luajnë në finale të Ligës së Kombeve.

Përballja mes Portugalisë dhe Holandës pritet të jetë speciale dhe e fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat