Chelsea pranon ofertën 100 milionëshe të Realit për Hazard

Futboll

Chelsea pranon ofertën 100 milionëshe të Realit për Hazard

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 00:50
Eden Hazard

Eden Hazard secilën ditë po afrohet më shumë Real Madridit.

Goal mëson se Chelsea ka pranuar një ofertë të Mbretërve në vlerë 100 milionë euro për mesfushorin belg.

Dy klubet kanë arritur kompromis për çmimin rreth transferimit të lojtarit. Negociatat raportohet se i kanë zhvilluar drejtori i Chelsea, Marina Granovskai dhe drejtori ekzekutiv i Realit, Jose Angel Sanchez gjatë së hënës në Londër.

Me këtë arritja e marrëveshjes finale është më afër se kurrë, gjë të cilën vet Hazard e ka përshkuar si një ëndërr që do t’i realizohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat