Poirtieri Gianluigi Buffon dhe PSG kanë ndarë rrugët të mërkurën me një njoftim zyrtar. 41-vjeçari nuk arriti të bindte në Paris, madje bëri dhe gabime që i kushtuan kampionëve të Francës eliminimin ndaj Manchester United në Champions League.
Drejtuesit e PSG-së janë të interesuar për të afruar në Paris portierin e Real Madridi, Keylor Navas. 32-vjeçari do të largohet nga "Santiago Bernabeu". Trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë se nuk e do në skuadër në sezonin e ri.
Francezët janë të interesuar për një afrim të tij në kryeqytetin francez, por duan ta marrin falas. Një alternativë thuajse e pamundur kur mendon pagesat që sjell sot futbolli europian.