Man Utd e ka gati zëvendësuesin e Pogba

Futboll

Man Utd e ka gati zëvendësuesin e Pogba

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:29
Paul Pogba

Manchester United janë duke e cilësuar Youri Tielemans si zëvendësues eventual të Paul Pogbas në ‘Old Trafford’.

Mesfushori francez e ka të ardhmen në ‘ajër’ me Real Madridin dhe Juventusin që interesohen për kartonin e tij.

‘The Independent’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ tashmë kanë menduar për mesfushorin që do të zëvendësonte Paul Pogban.

Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Youri Tielmenas, mesfushorin e Monacos, që pjesën e dytë të sezonit e kaloi në huazim te skuadra e Leicester Cityt në Premierligë.

Tielemans te Leicester City në pjesën e dytë të sezonit zhvilloi 13 paraqitje, duke shënuar edhe tri gola. Ai gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Anderlecht në Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat