Marotta dhe Ausilio në Madrid, mbledhje për dy lojtarë të Realit

Futboll

Marotta dhe Ausilio në Madrid, mbledhje për dy lojtarë të Realit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:29
Beppe Marotta

Inter ka filluar zyrtarisht lëvizjet në merkato, teksa sot Beppe Marotta dhe Piero Ausilio ndodhen në Madrid të Spanjës.

Sipas informacioneve të “Sky Sport”, drejtuesit e Inter do të bëjnë një mbledhje mes tyre për të parë mundësitë e kalimit të Mateo Kovacic dhe Marco Asensio në Milano.

Kroati është prej kohësh një objektiv për mesfushën, ndërsa për Asensio po tentohet ndonjë formulë huazimi, duke qenë se vlera e spanjollit është shumë e lartë.

Pas takimit mes Ausilio, Marotta dhe burimeve të tyre, do të ketë një takim tjetër me drejtuesit e klubit spanjoll për të ballafaquar kërkesë-ofertën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat