Mësohet gjithçka: Ja kur do ta zyrtarizohet Hazardi si lojtar i Realit

Futboll

Mësohet gjithçka: Ja kur do ta zyrtarizohet Hazardi si lojtar i Realit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:43
Eden Hazard

Eden Hazard do të jetë transferimi i radhës i Real Madrid.

‘Los Blancos’ dhe Chelsea kanë arritur më në fund marrëveshje, pas negociatave prej disa ditëve për transferimin e belgut në ‘Santiago Bernabeu’.

Mediet si në Angli po ashtu edhe në Spanjë, e konsiderojnë punë të kryer arritjen e marrëveshjes, me Real Madridin që sot pritet të shpall transferimin e Eden Hazard.

Chelsea do të fitojë 100 milionë euro nga shitja e Hazard, por kjo shumë mund të shkojë deri në 150 milionë euro, nëse plotësohen bonuse të caktuara.

Eden Hazard do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Real Madridin, dhe do të jetë transferimi më i madh që nga koha e Cristiano Ronaldos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat