Neymar fshehu një mesazh telefonik: Do të kërkoj kontroll antidopingu!

Futboll

Neymar fshehu një mesazh telefonik: Do të kërkoj kontroll antidopingu!

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:01
Neymar

Të shtunën e kaluar Neymar publikoi në rrjetet sociale bisedat që kishte pasur në Whatsapp prej muajsh me Najila Trindade, një femër që e akuzon për përdhunim.

Sulmuesi i PSG-së i shpërndau mesazhet private me synimin për t'u mbrojtur dhe për të sqaruar të gjithë se kishte qenë një marrëdhënie konsensuale, pa dhunë.

Sipas Neymar, ai ka qenë viktima e një shantazhi të llogaritur mirë dhe mesazhet erotike dhe fotot provokuese dërguar nga modelja përforcojnë versionin e sulmuesit.

Megjithatë, duke publikuar mesazhet telefonike Neymar ka shkelur ligjin mbi privatësinë dhe tashmë është në telashe të reja, ndërkohë që përfaqësuesit ligjor të brazilianes që akuzon për përdhunim kanë publikuar një mesazh tjetër zanor, që i ishte dërguar Neymarit nga Najila dhe që futbollisti nuk e publikoi.

Në audio dëgjohet Najila që e akuzon Neymarin për përdhunim dhe premton se do të kërkojë drejtësi.

"Neymar, ti e di shumë mirë çfarë ndodhi, në çfarë gjendjeje ishe kur erdhe në hotel. Erdha në Paris se doja të kalonim kohë bashkë, por ti ishte totalisht i çmendur dhe nuk doja asgjë nga ato që më bërë. Ti e di shumë mirë që ke gabuar, duhet të tregohesh burrë dhe jo të qëndrosh në internet duke pretenduar se je i pafajshëm.

"Nuk mund ta parashikoja atë sjellje prej teje, nuk mund ta planifikoja atë që ndodhi. Mos harro se Zoti është i drejtë dhe drejtësia e tij nuk blihet. Mund të kesh para, të jesh futbollist i madh, por nuk je Zoti dhe drejtësia do vihet në vend. Mund të kesh paguar avokatët më të mirë, por ti nuk ke të vërtetën me vete. Unë po e them të vërtetën dhe do të kërkoj që të të bëjnë një kontroll antidopingu, për të parë a ishe i droguar atë ditë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat