Interi dashurohet me kroatët, piketon goleadorin e Bundesliga

Futboll

Interi dashurohet me kroatët, piketon goleadorin e Bundesliga

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:22
Ante Rebic

Luka Jovic (21 vjeç) te Real Madrid, Sébastien Haller (24 vjeç) është shumë popullor te Manchester United. Tani, në skenë ka dalë një tjetër talent i futbollit ballkanas, Ante Rebic (25). Ky i fundit, sulmues i kombëtares kroate, është bërë objektiv i Interit në merkaton e kësaj vere.

Zikaltrit po studiojnë mundësinë për të nënshkruar me goleadorin e Eintracht Frankfurt, njofton “Bild”. 

Futbollisti në fjalë, pas një sezoni të shkëlqyer me skuadrën e tij të Bundesligës, me të cilën arriti deri në gjysmëfinale të “Europa League”, do ta mirëpriste kalimin në një skuadër më të madhe. Natyrisht, Interi, ku luajnë edhe të tjerë kroatë, e josh sulmuesin 25-vjeçar.

Zikaltrit janë të gatshëm t’i paguajnë ndërkombëtarit kroat 4 milionë euro në vit për ta tunduar të shkojë në “San Siro”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat