De Jong bën “shkesin”, por një klub tjetër e parakalon Barçën për De Ligt

Futboll

De Jong bën “shkesin”, por një klub tjetër e parakalon Barçën për De Ligt

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:53
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong shpreson që bashkëlojtari i Holandës dhe kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do t'i bashkohet atij te Barcelona. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar është një nga “xhevahirët” e merkatos së kësaj vere, që ka futur në garë klubet kryesore të Europës. Ndër to mund të përmendim dy klubet e Manchesterit, Liverpool, Juventus dhe PSG. 

Sidoqoftë, De Jong shpreson se ai do të bëjë zgjedhjen e duhur, duke iu bashkuar kampionëve spanjollë: "Natyrisht, unë do të doja që të vinte te Barcelona, por le të presim e të shohim se çfarë mund të ndodhë. Si stil, loja e Barcelonës është më pranë tij". Mirëpo, duket se PSG është klubi më favori për momentin, që të nënshkruajë me De Ligt, sipas ESPN. Kjo, në sajë të përpjekjeve të ish-drejtorit sportiv, Leonardo, i cili pritet të kthehet në klubin francez, pas një mungese 6-vjeçare aty. 

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, tha dje se për mbrojtësin e ri të talentuar nevojitet aktivizim i rregullt, që të zhvillohet e të rritet më shumë si futbollist. Pra, ai i këshillon një klub, që i garanton formacionin. Në “Camp Nou” e dëshirojnë shumë, por vështirë t’i japin garanci paraprake se nuk do t’i mungojë formacionit të trajnerit Valverde. Pikërisht kjo gjë duket se e ka bërë të hezitojë disi De Light, që të zgjedhë Barcelonën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat