Tare ‘alarmon’ Lazion me deklaratën për Milanin

Futboll

Tare ‘alarmon’ Lazion me deklaratën për Milanin

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:54
Igli Tare

Igli Tare ka lënë të hapur mundësinë për të filluar një bashkëpunim me skuadrën e Milanit, që është në kërkim të një drejtori të ri sportiv.

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka treguar profesionalizëm të madh ndër vite te skuadra e Lazios, në rolin e drejtorit sportiv.

Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime rreth një lëvizje të Tares drejt Milanit, dhe 45 vjeçari ka lënë të kuptohet se gjithçka mund të ndodh.

“Unë jam në një klub të madh dhe Lazio është një mjedis familjar”, ka deklaruar Tare.

“Kjo është një faktor shumë i rëndësishëm për të marrë rezultate pozitive”, ka shtuar ish sulmuesi i disa skuadrave italiane, teksa ka folur për ‘Top Channel’

“Por, interesimi i kompanive tjera është pjesë e profesionit tonë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por gjithçka mund të ndodh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat