Lubisha shqiptar që doli nga nëna serbe! 

Futboll

Lubisha shqiptar që doli nga nëna serbe! 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:07
Lubisha shqiptar që doli nga nëna serbe! 

Gjeneratat e vjetrat e din mirë se kush ka qenë familja e Lubisha Tumbakoviqit, tani është selektor i kombëtares së Malit të Zi dhe nga viti 1992 e deri në vitin 1999 ka qenë kryetrajner i Partizanit të Beogradit. Lubisha sot ka sprovë të vështirë me Malin e Zi kundër kombëtares së Kosovës, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. Lubisha del se i ka rrënjët shqiptar dhe me prejardhje nga Mitrovica, më së miri e dëshmojnë Ajet Shosholli, trajneri më i mirë shqiptar, njeriu që dha shumë për futbollin e Kosovës, Bardhec Seferi, ish futbollist i mirënjohur dhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, po ashtu edhe gazetari Fatmir Beka. Ata e dëshmojnë përmes komenteve që kanë bërë për Lubishën!  
 “Ky mbiemrin e ka Tumbaku, i Mitrovicës është, po nënën e ka pas serbe dhe u rrit me të në Beograd dhe mbiemrin nga Tumbaku e ka ba Tumbakoviç”, shkruan Gjinovci. Fatmir Beka, gazetar shkruan:  “Me prejardhje është shqiptar... edhe ende ka tumbak në Mitrovicë, që janë kushërinj me të...”. Bardhec Seferi shkruan se kjo që thonë komentuesit është e vërtetë.

“Është shumë e vërtet se ky është tumbak i Mitrovicës, kafja e babës së tij është në çarshi te vjetër ndër  gjimnaz”, shkruan Seferi.  Ajet Shosholli e vërteton komentin e Gjinovcit: “Është e vërtet atë që e thotë Izeti, së babai i tij ka qenë prej Mitrovice me mbiemrin Tumbak dhe është martuar me një serbe me të cilën ka jetuar në Beograd. Përndryshe familja Tumbak është e njohur në Mitrovicë, se janë marrë me tepër me gastronomi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat