Gjilani ndërpret bashkëpunimin me këta futbollistë!

Futboll

Gjilani ndërpret bashkëpunimin me këta futbollistë!

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:35
Gjilani ndërpret bashkëpunimin me këta futbollistë!

Gjilani mezi e siguroi mbetjen në elitën e futbollit. Gjilanasit ia dolën që përmes barazhit të sigurojnë ekzistencën, kur e mposhtën me rezultat minimal 1:0 Besën e Pejës. Gjilani ka plane tjera për edicionin e ri por edhe në anën tjetër ka ndërprerë bashkëpunimin me disa nga futbollistët.
“Pas përfundimit të edicionit, skuadra e Gjilanit ka vendosur ta ndërpres bashkëpunimin me futbollistët të cilët bartën fanellën e klubit tonë prej edicioneve të mëhershme dhe ai i kaluar. Bëhet fjalë për Fisnik Papuqin i cili mbrojti ngjyrat e klubit tonë prej dy sezoneve, të cilin e falënderojmë për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe kohore, të cilën sa ishte pjesë e klubit tonë. Sport Club Gjilani, ju informon se ka mbyllur marrëveshjet edhe me futbollistët të cilët ishin transferuar vitin e kaluar në ekipin tonë. Jefferson Lopes, Wilber Perez, Ansi Nika, Endrien Magani, Vilson Lila, Kledi Koci, Vilfor Hysa, Shpend Asani dhe Semir Haxhibulliq, janë futbollistët të cilët nuk do të vazhdojnë paraqitjet e tyre në klubin e Gjilanit. Klubi i falënderon futbollistët e lartëcekur për kontributin e tyre gjatë këtij udhëtimi të edicionit që e lamë pas dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre. Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës është në bisedime me pjesën tjetër të futbollistëve nga edicionet e kaluara, për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për të ardhmen. Vlen të theksohet se drejtuesit e klubit po vazhdojnë negociatat edhe me futbollistë të rinj, ku po punohet për afrime të reja në skuadrën e Gjilanit dhe shumë shpejt pritet të ndodhin edhe zyrtarizime të tjera në kampin kuq e bardh”, bëhet e ditur nga FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat