Presidenti i Shkëndijës në shoqërim të kreut të Juventusit

Futboll

Presidenti i Shkëndijës në shoqërim të kreut të Juventusit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:20
Presidenti i Shkëndijes bashkë me atë të Juventusit

Numri një i Shkëndijës, Visar Bexheti paraditën e të premtes qëndroi bashkë me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, duke shfrytëzuar mundësinë e shkëmbimit të ideve me një prej klubet më të mëdha në botë pikërisht në Asamblenë e ECA-s që zhvillohet në Maltë.

Kampionia e Maqedonisë tashmë disa vite funksionon në nivele të larta dhe s’do mend se rezultatet janë fryt i ngritjes organizative të skuadrës. Shkëndija e cila dy vitet e fundit fiton titullin e kampionit në elitën e futbollit vendor dhe që tre sezone me rradhë luan në play-off të UEFA Europa League paralel është pjesëmarrëse e rregullt në Asambletë e ECA-s (European Club Association-Shoqata Europiane për klube).

Këto ditë në Maltë është duke u mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Veçantë, në fokus të së cilës është diskutimi dhe shkëmbini i pikëpamjeve ndërmjet anëtarëve të ECA-s në drejtim të zhvillimit të garave të UEFA-së për klube pas vitit 2024.

Në mesin e klubeve më të mëdha europiane, nga Maqedonia e Veriut marrin pjesë vetëm Shkëndija dhe Rabotniçki, duke fituar mundësi të artë për të qenë në shoqëri dhe rrjedha me trended elitare.

Pas përfundimit të Asamblesë të sotme në konferencë për media do të marrin pjesë kryetari i ECA-s, Andrea Agnelli, si dhe zëvendëskryetarët e ECA-s, Edëin van der Sar, Dariusz Mioduski dhe Aki Riihilahti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat