Buffon kërkon Ligën e Kampionëve, pritet transferimi te Barcelona

Futboll

Buffon kërkon Ligën e Kampionëve, pritet transferimi te Barcelona

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:25
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ndërpreu bashkëpunimin me Paris Saint-Germain pas vetëm një sezoni të kaluar në Francë.

Për 41-vjeçarin që nuk e ka ndërmend të pensionohet ka interesim nga disa klube evropiane. Sipas medieve në Spanjë, Buffon ka nisur bisedimet me Barcelonën dhe mund të transferohet në ekipin katalanas gjatë ditëve në vijim.

Barça do ta largojë portierin e dytë Jasper Cillessen gjatë afatit kalimtar veror në vendin e tij pritet të vijë Buffon, i cili shpreson që me Barçën ta fitojë Ligën e Kampionëve, trofe ky që i mungon portierit veteran, i cili nuk ka mundur ta fitonte me Juventusin por as me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat