Këto janë fjalët e mëdha të Ted van Leeuwen për Lindon Selahin

Futboll

Këto janë fjalët e mëdha të Ted van Leeuwen për Lindon Selahin

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:41
Këto janë fjalët e mëdha të Ted van Leeuwen për Lindon Selahin

“Teksa po monitoronim tjetër futbollist, Lindon Selahi papritur kryqëzoi rrugëtimin me ne. Një mesfushor mbrojtës shumë i përgatitur teknikisht, vetëm 20 vjeç dhe me një fizik të fortë. Menduam se do të jetë një futbollist për të ardhmen. I duhet ende të bëjë disa hapa, por ka gjithçka për tu rritur në mënyrë të shkëlqyer. Për djem kaq të talentuar është e rëndësishme që të kenë në ekip futbollistë si Brama dhe Verhaegh”, deklaroi Ted van Leeuwen, drejtor sportiv te klubi holandez.

Futbollisti i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Lindon Selahi zyrtarizuar të enjten transferimin e tij nga Standard Liege, te FC Twente, teksa ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me ekipin holandez, me opsion rinovimi për një vit të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat