Rrëfimi tronditës: Shkova në Paris për seks, por...

Futboll

Rrëfimi tronditës: Shkova në Paris për seks, por...

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:07
Najila Trindade

Modelja braziliane, Najila Trindade, e cila ka kallëzuar Nejmarin për përdhunim, ka vendosur të dalë e të flasë publikisht rreth kësaj çështje. 

26-vjeçarja, teksa rrëfehet për televizionin brazilian “SBT”, shprehet se kishte shkuar me dëshirë në Paris për marrëdhënie seksuale me Nejmarin, por ai kishte filluar ta përdhunonte.

“Fillova të flas me të si një person i zakonshëm. Mes nesh kishte tërheqje seksuale, një dëshirë edhe nga ana ime, që ishte e qartë edhe për të. Më pyeti se kur mund ta vizitoja atë, por për momentin i thashë se e kisha të pamundur, prej gjendjes financiare, si edhe prej përkushtimeve në punë. Ai më tha se do e zgjidhte këtë gjë.” – shprehet modelja Trindade.

Më pas, ajo tregon edhe se si ylli i PSG-së, pasi ishin takuar në hotel, kishte filluar ta përdhunonte: “Ai më kthehu dhe filloi aktin. I kërkova të ndalonte, por ai filloi duke më qëlluar në prapanicë. Pas këtij sulmi, erdhi edhe përdhunimi.”

Më herët ditën e sotme, u publikua edhe një video ku ishte e regjistruar një pjesë nga dhoma e hotelit mes Nejmarit dhe modeles braziliane. Tashmë që hetimet janë hapur, mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat