Di Lorenzo përforcon Napolin

Futboll

Di Lorenzo përforcon Napolin

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:53
Di Lorenzo përforcon Napolin

Napoli ka bërë zyrtare marrëveshjen me futbollistin Giovanni Di Lorenzo për 9.5 milionë euro, i cili vjen nga Empoli dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë, pikërisht në të njëjtin pozicion që luan edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, që është në prag të largimit nga skuadra napolitane.

25 vjeç, mbrojtës i djathtë, futbollisti i Empolit vjen nga një sezon i shkëlqyer, edhe pse skuadra e tij ra në Serie B. Di Lorenzo luajti 37 ndeshje të plota (vetëm 1 më pak se rekordmeni Caputo), shënoi 5 gola e dha 3 asistime, ndërsa e mbylli me vetëm 8 kartonë të verdhë.  Për koincidencë, tek Empoli luante edhe Hysaj deri në vitin 2015, kur Empoli e bleu për 6 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat