Këta janë serbët e C. Zvezdës që sonte do ta nderojnë Flamurin e Kosovës!

Futboll

Këta janë serbët e C. Zvezdës që sonte do ta nderojnë Flamurin e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:33
Këta janë serbët e C. Zvezdës që sonte do ta nderojnë Flamurin e Kosovës!

Deshën apo nuk deshën, pesë futbollistë serbë që luajnë për kombëtaren e Malit të Zi, sonte në orën 20.45 do ta nderojnë Himnin dhe Flamurin e Kosovës. Ndeshja e xhiros së tretë kualifikuese e Kampionatit Evropian 2020, mes Malit të Zi dhe Kosovës, pritet me emocione të mëdha qoftë në Kosovë, Mal të Zi, po ashtu edhe ku do që janë dhe jetojnë shqiptarët, me një synim: fitore për Kosovën. Ndeshje luhet në kuadër të grupit A dhe zhvillohet në Podgoricë.

Cilët janë serbët që do ta nderojnë Flamurin e Kosovës? Janë Mirko Ivaniç (Cërvena Zvezda),Filip Stojkoviq (Cërvena Zvezda),Vukan Saviçeviq (Wisla), Adam Marushiq (Lazio)Marko Simiç (Persija Jakarta).

Serbia iu bën presion të madh që mos të luajnë kundër Kosovës, por ata nuk janë përgjigjur në asnjë formë përmes telefonit dhe as përmes mesazhit. Krejt në fund, edhe përzgjedhësi Lubisha Tumbakoviq, që raportohet se është me prejardhje shqiptare por nënën e ka serbe, do të çohet në këmbë për Flamurin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat