Coutinho ringjall zërat për largimin nga ‘Camp Nou’

Futboll

Coutinho ringjall zërat për largimin nga ‘Camp Nou’

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:46
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho ka vënë në alarm Manchester Unitedin, pasi i ka thënë Barcelonës se dëshiron të largohet.

Mesfushori brazilian nënshkroi për Barcelonën  në janar të vitit 2018, ku nga shitja e tij Liverpool fitoi 160 milionë euro.

Pavarësisht të priturave të mëdha, Coutinho nuk ka arritur të shkëlqejë në ‘Camp Nou’, siç ka bërë në ‘Anfield Road’.

Sipas Cadena Ser, Coutinho u ka thënë gjigantëve katalan se dëshiron të largohet, pas qëndrimit prej 18 muajsh.

Nga kjo situatë e krijuar, mund të përfitojë Manchester United, që do të provojë të rikthejë 26 vjeçarin në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat