Mbappe shpreh mbështetjen për Neymarin

Futboll

Mbappe shpreh mbështetjen për Neymarin

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:11
Neymar dhe Mbappe

Bashkëlojtari i Neymarit në Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, e ka shprehur mbështetjen e tij për brazilianin, pasi që ky i fundit mbeti i lënduar dhe si rrjedhojë do ta humbë turneun e Kupës së Amerikës.

Sulmuesi, i cili për momentin po përballet me akuza për përdhunim, e pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës së djathtë në ndeshjen miqësore të Brazilit kundër Katarit.

“Lajm i keq, vëlla”, shkroi Mbappe në Twitter.

“E di sa e rëndësishme është kjo garë për ty, por ti do të kthehesh më i fuqishëm. Vazhdo të buzëqeshësh, kjo gjithmonë të bën më të fuqishëm”.

Federata e Futbollit e Brazilit e ka konfirmuar se futbollisti e ka lënduar kyçin e djathtë të këmbës të mërkurën. Për shkak se ai e ka këputur ligamentin në atë vend, braziliani do të mungojë për një kohë më të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat