Kosova importon pikë të madhe nga Podgorica! Mali i Zi me fat!

Futboll

Kosova importon pikë të madhe nga Podgorica! Mali i Zi me fat!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:52
Pamje nga ndeshja, foto Reuters

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës importoi një pikë të madhe që nuk matet as me ari nga stadiumi në Podgoricë, duke luajtur baras me rezultat 1:1 me Malin e Zi, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Mëkat që Kosova nuk i mori të tria pikët, për faktin se pati më shumë posedimin e topit, më shumë raste shënimi por ishin të pafat.

Image

Në anën tjetër, qysh në minutën e 33-të, Kosova mbetet pa futbollistin kryesor Arbër Zeneli i cili u lëndua në këmbën e djathtë pas një duelit dhe u desh të largohet nga loja.  Kjo ndikoi sado kudo në ritmin e lojës së djelmoshave tanë, megjithatë nxorën një pikë të madhe. Djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes dhanë maksimumin, merituan fitoren por fati sportiv ia ktheu shpinën, ndërsa Mali i Zi ka qenë më fat të madh, e cila nuk u udhëhoq nga përzgjedhësi serb Lubisha Tumbakoviq dhe nuk luajtën as serbët Ivaniq e Stojkoviq, për shkak të kërcënimeve që morën nga Serbia.  Kosova regjistron barazimin e dytë në grup dhe mban vendin e tretë me dy pikë dhe Mali i Zi është i fundit po me aq pikë, ndërsa të hënën e 10 qershorit do të luajë në Sofje kundër Bullgarisë pikërisht në orën 20.45.  Ndeshja u luajt pa shikues, pasi që Mali i Zi është i dënuar nga UEFA me një ndeshje për shkak të thirrjeve raciste nga ana e tifozëve të tyre në duel me Anglinë. 

Image

Në minutën e 6-të, Kosova me fat, pasi që Mugosha ka pasur rast ideal, i cili ka qenë shumë afër portës fatmirësisht nuk e qëlloi topin dhe shkoi jashtë vijës fundore! Pas pesë minutave (11’) Kosova konfirmoi se do të jetë e rrezikshme, kur Arbër Zeneli godet nga gjuajtja e lirë, paksa si anash nga rreth 17 metra por portieri Mijatoviq me vetëmohim të pashoq e shpëtoi portën e tij. Në minutën e 13-të, kapiteni i Malit të Zi,  shqiptari nga Kosova, Fatos Beqiraj, në një pozitë jo aq të volitshme brenda 16-shit, godet mjaft mirë por nuk befasohet portieri Muriç. Veshoviq jahstëzakonisht në pozitë të mirë, nga rreth 13 metra godet plogësht dhe nuk e pati të vështirë Muriç që të përceptoi topin pikërisht në minutën e 21-të.  Milot Rashica në minutën e 24-të, godet nga rreth 20 metra megjithatë Mijatoviq me mund të madh mbron dhe e shpëtoi edhe një herë portën e tij.  Nuk kaloi asnjë minutë (25’) kombinim fenomenal Zeneli e Halimi, Vedat Muriqi nuk ia doli që të shënon nga një pozitë e pastër, pas tij Milot Rashica me një goditje të fortë nga afërsia dhe e futi topin mes këmbëve të një mbrojtësit malazez,  0:1 për Kosovën. Në minutën e 33-të, ndodhi ajo që askush nuk e kishte pritur.

Futbollisti më i mirë i kombëtares tonë, Arbër Zeneli, në një duel lëndon rëndë gjurin e djathtë dhe u desht të largohet nga fusha, në vend të tij u fut Edon Zhegrova.  Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë Vedat Muriqi ka qenë në pozitë shumë të mirë për të shtuar epërsinë por nuk u tregua në nivelin ashtu si din ai. Muriqi nga rreth 14 metra godet por topi shkon drejt në këmbët e portierit Mijatoviq.

Në minutën e 54-të, Mugosha nga rreth 20 metra godet furishëm dhe topi për disa centimetra kaloi përreth shtyllës pingule të portierit Muriç. Në minutën e 63-të, Milot Rashica për bukuri asistoi deri te Edon Zhegrova i cili në pozitë ideale, godet fortë e përtokë dhe çuditërisht jashtë shtyllës pingule të djathtë. 

Një minutë më vonë, Aliti godet bukur me kokë dhe Mijatoviq me fat të madh. Kur nuk shënon edhe pason dënimi, një rregull i pashkruar në futboll. Në minutën e 69-të, Jankoviq kroson bukur dhe Stefan Mugosha shënon me kokë nga afërsia i cili ishte i harruar nga mbrojtja e Kosovës, 1:1. Amir Rrahmani në minutën e 80-të, godet bukur me kokë nga afërsia pranë shtyllës pingule të Malit të Zi. Kosova barazon edhe në takimine  dytë, duke u kthyer me një pikë të madhe.

Mali i Zi-Kosova 1:1
Stadiumi “Pod Gorica” në Podgoricë.
Pa shikues.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Mugosha (69’) - Rashica (25’).
Kartonat e verdhë: Veshoviq, Simiq - Paçarada, Muriç, Rashica.
Mali i Zi: Mijatoviq, Tomasheviq (Boljeviç 71’), Simiq, Vujaçiq, Marushiq; Kosoviq, Sçekiç (Bakiç 59’), Jankoviq (Jovoviq 85’), Mugosha, Veshoviq dhe Beqiraj.
Kosova: Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada (Kololli 69’), Voca, Halimi, Rashica, Celina (Rashani 78’), Zeneli (Zhegrova 39’) dhe Muriqi.

90' A do të përfundojë takimi pa fitues?

89' Lojë e kuftuar, Kosova më e mirë për një nuancë dhe ka pasur edhe më shumë mundësi.

84' Vazhdon rezultati 1:1. Mali i Zi dhe Kosova luftojnë me të gjitha forcat vetëm për fitore.

80' Kosova është shumë afër rezultatit pozitiv. Amir Rrahmani godet bukur me kokë nga afërsia pranë shtyllës pingule të Malit të Zi.

Mali i Zi-Kosova 1:1
Stadiumi “Pod Gorica” në Podgoricë.
Pa shikues.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Mugosha (69’) - Rashica (25’).
Kartonat e verdhë: Veshoviq-Paçarada, Muriç.
Mali i Zi: Mijatoviq, Tomasheviq (Boljeviç 71’), Simiq, Vujaçiq, Marushiq; Kosoviq, Sçekiç (Bakiç 59’), Jankoviq, Mugosha, Veshoviq dhe Beqiraj.
Kosova: Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada (Kololli 69’), Voca, Halimi, Rashica, Celina (Rashani 78’), Zeneli (Zhegrova 39’) dhe Muriqi.

Grupi A
Mali i Zi-Kosova 1:1
Çekia-Norvegjia    2:1
Tabela
1. Anglia    2    2    0    0    6
2. Çekia    2    1    0    1    3
3. Kosova    2    0    2    0    2
4. Bullgaria    3    0    2    1    2
5. Mali i Zi    3    0    2    1    2
Grupi B
Ukraina-Serbia    5:0
Lituania-Luksemburgu    1:1

Grupi D
Gjeorgjia-Gjibraltari    3:0
Danimarka-R. Irlanda    1:1
Tabela
1.Irlanda    3    2    1    0    7
2. Zvicra    2    1    1    0    4
3. Gjeorgjia    3    1    0    2    3
4. Danimarka    2    0    2    0    2
5. Gjibraltari    2    0    0    2    0

Grupi F
Norvegjia-Rumania    2:2
Suedia-Malta    3:0
Ishujt Faroe-Spanja    1:4
Tabela
1. Spanja    3    3    0    0    9    
2. Suedia    3    2    1    0    7    
3. Rumania    3    1    1    1    7:5    4    
4. Malta    3    1    0    2    3    
5. Norvegjia 3    0    2    1    2    
6. Ishujt Faroe    3    0    0    3    0
Grupi G
Letonia-Izraeli    0:3
Maqedonia V.-Polonia    0:1
Austria-Sllovenia 1:0
Tabela
1. Polonia    3    3    0    0    9    
2. Izraeli    3    2    1    0    7    
3. Maqedonia Veriore        3    1    1    1    4    
4. Austria    3    1    0    2    3    
5. Sllovenia    3    0    2    1    2    
6. Letonia    3    0    0    3    0

75’ Mali i Zi ka iniciativën, po orvatet për të shënuar fitore, kurse Kosova po mbrohet mirë.

69' Stefan Mugosha shënon me kokë nga afërsia i cili ka qenë i harruar nga mbrojtja e Kosovës.

64' Aliti godet bukur me kokë dhe Mijatoviq me fat të madh.
63'  MIlot Rashica për bukuri asistoi deri te Edon Zhegrova i cili në pozitë ideale, godet fortë e përtokë dhe çuditëtisht jashtë shtyllës pingules të djathtë.  

60' Lojë mjaft me nerva por edhe më ndërhyrje të palejueshme.

57' Mali i Zi po përpiqet të gjen korridore për të shënuar, ndërsa Kosova mbrohet për mrekulli deh shumë e rrezikshme në sulm.

54' Mugosha nga rreth 20 metra godet furishëm dhe topi për disa centimetra kaloi përreth shtyllës pingule të portierit Muriç.

52' Kosova më e mirë edhe në këto minuta lojë, luan me zgjuarsi dhe mjaft e rrezikshme.

49' Kosova po tregohet e rrezikshme edhe në pjesë e dytë e cila po kërkon me ngulm edhe golin tjetër që të jetë edhe një siguri për minutat vijues.

Filloi pjesa e dytë. Sipas statistikave, Kosova ka pasur posedimin e topit 56 për qind për dallim nga Mali i Zi 42.

Selektori Lubisha Tumbakoviç nuk është në bankë, për shkak të presionit të madh nga Serbia. A thua, ku është serbi Lubisha Tumbakoviç? Një Zot e din! 

44' Kosova shumë më e mirë, shumë më produktive në repartin e sulmit, po e mban në presion të lartë rivalin.

40' Vedat Muriqi ka pasur rast shumë të mirë por nga 14 metra për fat të keq ai godet drejt në këmbët e portierit Mijatoviq.

39’ Kosova vërtet po dëshmon lojë të organizuar me një presion të madh në anën e Malit të Zi.
Mali i Zi-Kosova 0:1
Stadiumi “Pod Gorica” në Podgoricë.
Pa shikues.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Rashica (25’).
Mali i Zi: Mijatoviq, Tomasheviq, Simiq, Vujaçiq, Marushiq; Kosoviq, Sçekiç, Jankoviq, Mugosha, Veshoviq dhe Beqiraj.
Kosova: Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Voca, Halimi, Rashica, Celina, Zeneli (Zhegrova 39’) dhe Muriqi.

37' Kosova është në epërsi me 0:1 dhe kërkon që të ruajë këtë epërsi deri në fund të sfidës.

Largohet nga fusha Zeneli, lëndim seroz dhe në vend të tij futet Edon Zhegrova.

33' Arbër Zeneli lëndon gjurin e këmbës së djathtë, kjo është shqetësim për kampin e Kosovës.

30' Djelmoshat tanë po japin maksimumin, luftojnë për çdo top dhe kërkojnë edhe golin e radhës.

28’ Kosova më e mirë, më energjike dhe po e vënë në pozitë shumë të palakmueshme rivalin.

25' Kombinim fenomenal Zeneli e Halimi, Vedat Muriqi nuk ia doli, pas tij Milot Rashica me një goditje të fortë nga afërsia dhe e futi topin mes këmbëve të mbrojtjes malazeze,  0:1 për Kosovën.

24' Kosova po luan me shumë siguri në secilin repart. Milot Rashica si trim i vërtet godet nga rreth 20 metra dhe Mijatoviq me mund të madh e dëbon topin.

21’ Veshoviq nga rreth 13 metra godet plogësht dhe nuk e pati të vështirë Muriç që të përceptoi topin.

19' Pa gola deri me tash, lojë mjaft e mirë.

16; Mali i Zi po organizon sulme mjaft të rrezikshme në drejtim të portës tonë, por mbrojtja po reagon mjaft mirë.

13'Kapiteni i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, në një pozitë jo aq të volitshme brenda 16-shit, goditi mjaft mirë por nuk befasohet portieri Muriç.

11' Arbër Zeneli nga gjuajtja e lirë paksa si anash nga rreth 17 metra godet fortë dhe portieri Mijatovbq me vetëmohim të pashoq e shpëtoi portën e tij.

10' Nuk ka ende gola, një lojë mesatare dhe me një rast të Malit të Zi para katër minutave kur nuk qe i saktë Mugosha.

6' Kosova me fat, pasi që Mugosha pati rast ideal, i cili ka qenë shumë afër portës fatmirësisht nuk e qëlloi topin!

4' Një top në drejtim të Arbër Zenelit por portieri Mijatoviq ka qenë më i shpejt dhe e kap topin.

3' Lojë e qetë, secila mat forcat e njëra - tjetrës dhe Kosova orvatet të sulmojë.

1' Heshtje varri në stadium, pa shikues. Një përparësi e mirë për Kosovën. Lubisha Tumbakoviç nuk është në bankë shkaku i presionit nga Beogradi.

Filloi ndeshja.

Një minutë heshtje për ish presidentin e UEFA-s, Leonard Johansson, që ndërroi jetë ditë më parë.

Shqiptari i Kosovës kapiten te Mali i Zi, Fatos Beqiraj.

Futbollistët dalin në fushë. Intonohet himni

Gjithçka është gati.

Mali i Zi-Kosova
Stadiumi “Pod Gorica” në Podgoricë.
Pa shikues.
Gjyqtar: D. Orsato.
Mali i Zi: Mijatoviq, Tomasheviq, Simiq, Vujaçiq, Marushiq; Kosoviq, Sçekiç, Jankoviq, Mugosha, Veshoviq dhe Beqiraj.
Kosova: Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Voca, Halimi, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.

Kosova e motivuar në çdo pikëpamje, kurse Mali i Zi në presion dhe aq më tepër që luajnë pa shikues, sepse janë të dënuar nga UEFA për thirrje raciste të shikuesve të tyre ndaj Anglisë.

Kosova shpreson jo vetëm në pikë por në fitore, Mali i Zi i qetë dhe ka studiuar çdo detaj të Kosovës.  Arbër Zeneli, Milot Rashica e Vedat Muriqi do të janë kërcënimi më i madh për Malin e Zi.

Nga ana tjetër Marushiq mund të jetë mjaft i rrezikshëm për Kosovën. Sfidë që po e çmend Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat