Kombëtarja e Kosovës është duke iu nënshtruar testit të dytë në kualifikimet për Euro 2020, në Podgoricë, kundër Malit të Zi.
Pas 45 minutave të para, kombëtarja Dardane ka një lajm të mirë dhe një tejet të keq, shkruan lajmi.net.
Pjesën e parë djelmoshat tanë e kanë mbyllur me epërsinë e një goli, por kanë humbur Arbër Zenelin pas një lëndimi.
Sipas pamjeve të para, Zeneli duket të ketë pësuar një lëndim në gju, por sipas raportimeve të fundit të gazetarit të ‘SuperSport’, Arlind Sadiku, gjendja e lojtarit nuk është shumë e keqe, përcjell lajmi.net.
Arbëri luajti për 33 minuta në këtë ndeshje kundër Malit të Zi, dhe ishte pjesëmarrësi kryesorë në aksionin që solli golin.