Arbër Zeneli rikthehet në fushë, por me paterica

Futboll

Arbër Zeneli rikthehet në fushë, por me paterica

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:11
Pamje nga ndeshja

Kanë kaluar tashmë 60-të minuta në ndeshjen Mali i Zi – Kosova.

Kombëtarja jonë po avanson 0-1 me golin e Milot Rashicës në minutën e 25-të.

Kujtojmë se pika e vetmë e keqe në fraksionin e parë ishte lëndimi i Arbër Zenelit.

Anësori i Reims në të 39-tën minutë e lëndoi gjurin e tij, me ç’rast Challandes u deshë të bëj zëvendësim të detyruar.

Në vend të Zenelit u inkuadra Zhegrova.

Pak para fillimit të pjesës së dytë, Zeneli është rikthyer për ta përcjellur ndeshjen, por me paterica.

Pas ndeshjes pritet të mësohet diagnoza e plotë e lëndimit të tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat