Real Madridi ka konfirmuar transferimin e Eden Hazardit nga Chelsea.
Belgu ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Realin.
“Real Madridi dhe Chelsea janë pajtuar për transferimin e Hazardit. Ai do të jetë pjesë e Realit në pesë vitet e ardhshme, deri më 30 qershor 2024”, thuhet në konfirmim.
Si lojtar i ri i Realit, Hazardi do të prezantohet më 13 qershor.