Pas ndeshjes me Kosovën, Federata e Futbollit të Malit të Zi merr këtë vendim

Futboll

Pas ndeshjes me Kosovën, Federata e Futbollit të Malit të Zi merr këtë vendim

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:42
Federata e Futbollit të Malit të Zi

Këshilli për Çështje Urgjente në Federatën e Futbollit të Malit të Zi, do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën do të zyrtarizohet shkarkimi i përzgjedhësit Ljubisa Tumbakovic.

Kjo, pasi trajneri serb nuk pranoi të udhëhiqte skuadrën për shkak të presionit të pati nga Beogradi, ndërsa njëjtë vepruan edhe futbollistët serbë, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic.

Federata e Futbollit e Malit të Zi vlerëson se nuk do të ishte morale e aq më pak profesionale që Tumbakovic të udhëheqë skuadrën vetëm në ndeshjet me Anglinë, Bullgarinë dhe Çekinë, ndërsa jo edhe në ato me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat