Trajneri i njohur, Ismet Munishi ka ironizuar me trajnerin Bernard Challandes duke thënë se ai sot nuk ishte trajner i Kosovës
Kosova ka barazuar në ndeshjen me Malin e Zi në Podgoricë dhe pas ndeshjes shumë trajner të Kosovës janë vërshuar me komente të ndryshme.
I fundit është komenti i trajnerit të Kosovës, Ismet Munishi.
Munishi ka ironizuar me trajnerin Bernard Challandes, për të cilin ka thënë se ai sonte nuk ishte trajner.
“Mali i zi pa trener , na sot pa trener. Mali i zi pa 2 lojtar edhe na pa 2 lojtar. Me kon ma kualitet 100 % edhe mos me fitu oshte mëkat. Bravo Milot Rashica”, ka shkruar Munishi.