Ronaldo shpreson për triumfin në Ligën e Kombeve: Luajmë në shtëpi, ka energji të mirë

Futboll

Ronaldo shpreson për triumfin në Ligën e Kombeve: Luajmë në shtëpi, ka energji të mirë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 08:33
Ronaldo

Një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, po përgatitet për një tjetër trofe në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Ronaldo po shpreson që me kombëtaren e Portugalisë ta fitojë Ligën e Kombeve, garë në të cilën ata kanë arritur fazën finale.

Pas triumfit kundër Zvicrës, ku ylli i Juventus shënoi tri gola, ai tashmë po mendon për ndeshjen finale, ku përballë do të ketë Holandën e Ronald Koeman.

“Kur unë vesh fanellën e skuadrës kombëtare, është një nder i madh për mua dhe është ndjenjë tjetër nga ajo kur luaj me klubet” ka thënë CR për UEFA.

“Është vendi ynë: familja ime është portugeze, shoqëria gjithashtu. Jam rritur në Portugali, kështu që është speciale për mua që ta vesh fanellën e skuadrës kombëtare. Është edhe më speciale kur luftojmë për trofe, si në Euro 2004 apo Euro 2016” ka shtuar portugezi.

“Tri finale dhe shpresoj dy nga tri. Kjo do të ishte fantastike dhe unë shpresoj tek kjo – kështu bën edhe skuadra. Ne jemi pozitivë; ne luajmë në shtëpi.”

“Shpresoj se stadiumi do të jetë i shkëlqyer, do të ketë energji të mirë, energji e cila do transmetohet tek ne. Së bashku, ne mund të bëhemi kampionë” ka thënë ndër të tjerash lojtari më i mirë portugez.

34 vjeçari ka shënuar 88 gola në karrierën e tij (me fanellën e Portugalisë) me het trikun e shënuar kundër Zvicrës, që ishte het triku numër 53.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat