Kosova, kombëtarja më në formë aktualisht – Kjo është seria fenomenale e djemve të Challandes

Futboll

Kosova, kombëtarja më në formë aktualisht – Kjo është seria fenomenale e djemve të Challandes

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 08:45
Kombëtarja

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me Malin e Zi në ndeshjen e mbrëmshme, rezultat që për shumë kë ishte dëshpërues, pasur parasysh performancën e shkëlqyer të Dardanëve.

Të përzgjedhurit e Bernard Challandes arritën që të krijojnë epërsinë në takimin kundër malazezëve, por nuk arritën ta mbajnë deri në fund.

Rastet për dyfishimin e epërsisë ishin të panumërta, dhe mos konkretizimi i tyre në fund i kushtoi me dy pikë kombëtares sensacionale.

Por, përkundër barazimit, Kosova ka vazhduar një ecuri të jashtëzakonshme, duke treguar se është një prej kombëtareve më në formë.

Kosova numëron 13 ndeshje radhazi pa humbje, dhe asnjë kombëtare tjetër nuk ka seri kaq pozitive, përcjell lajmi.net.

Portugalia pason pas Kosovës, me 9 ndeshje pa humbje, ndjekur nga Danimarka me tetë, Gjermania dhe Franca me nga katër, Spanja me tri dhe Belgjika me dy.

Nga këto 13 ndeshje, Dardanët kanë fituar tetë ndeshje, duke mbajtur shtatë herë portën e paprekur.

Ata kanë shënuar 25 gola që nga fillimi i vitit 2018. Këto statistika tregojnë se Kosova është në rrugë të mirë për të bërë historinë dhe të kualifikohet në Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat