Mësohet lojtari që do ta zëvendësojë Neymarin tek Brazili

Futboll

Mësohet lojtari që do ta zëvendësojë Neymarin tek Brazili

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:36
Neymar

Neymar JR do të jetë mungesa më e madhe e kombëtares së Brazilit në rrugëtimin drejt Kupës së Amerikës.

Ylli i Paris Saint Germain po kalon një prej fazave më të vështira në karrierën e tij, si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj.

Pak kohë pasi u kthye nga një lëndim i gjatë që e mbajti jashtë fushave, Neymar është dëmtuar përsëri, për të humbur kështu Kupën e Amerikës.

Lojtari që do ta zëvendësoj yllin e PSG në listën e Brazilit do të jetë ylli i Chelsea, Willian.

Një nga emrat që flitej se mund ta zëvendësonte Neymarin ishte edhe Vinicius JR, por Tite ka vendosur për yllin e Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat