Dy golat e Messit e ndihmojnë Argjentinën të fitojë

Futboll

Dy golat e Messit e ndihmojnë Argjentinën të fitojë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:39
Leo Messi, Argjentina

Lionel Messi ishte përsëri heroi i Argjentinës, e cila i mbylli përgatitjet për Kupën e Amerikës me fitore me rezultat 5:1 kundër Nicaraguas.

Kapiteni argjentinas i shënoi dy gola brenda dy minutave për t’i ndihmuar Argjentinës të sigurojë fitore të premten, para se skuadra e Lionel Scalonit të udhëtojë për në Brazilin për të marrë pjesë në Kupën e Amerikës.

Pasi i kishte dhënë fund pushimit të tij nga Kombëtarja e Argjentinës në mars, në disfatën tronditëse kundër Venezuelës, këtë herë Messi e zhbllokoi rezultatin me një gol të jashtëzakonshëm individual, në minutën e 37-të.

Pasi i kaloi tre mbrojtës për ta shënuar golin e parë, Messi shënoi sërish vetëm disa momente më vonë, pasi i erdhi në këmbë topi i rikthyer nga një goditje e Sergio Agueros.

Lautaro Martinez u fut në lojë nga stoli dhe i shënoi dy gola në pjesën e dytë të ndeshjen, ndërsa Roberto Pereyra e shënoi golin e pestë. Disa momente para fundit të ndeshjes, Nicaragua e gjeti golin ngushëllues, përmes Juan Barreras nga pika e penalltisë.

Pasi që kundërshtari i tyre i radhës është James Rodriguezi me Kolumbinë, trajneri Scaloni mund ta kishte preferuar ndonjë kundërshtar më të fortë sesa Nicaragua, megjithatë argjentinasit treguan se janë gati për Kupën e Amerikës, e cila fillon më 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat