Kapiteni shqiptar i Malit të Zi: Kam marrë shumë fyerje e sharje nga disa shqiptarë të Kosovës

Futboll

Kapiteni shqiptar i Malit të Zi: Kam marrë shumë fyerje e sharje nga disa shqiptarë të Kosovës

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:45
Kapiteni shqiptar i Malit të Zi, Fatos Beqiraj

Kapiteni shqiptar i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, ka bërë të ditur se ai kishte marrë shumë sharje e fyerje nga disa kosovarë para ndeshjes së mbrëmshme, mirëpo ai shtoi se nuk i ka marrë ato aspak seriozisht.

Kosova u ndal me barazim 1:1 nga Mali i Zi në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, pasi dështoi t’i konkretizojë rastet e shumta në një takim që u zhvillua pa shikues në stadiumin e qytetit në Podgoricë.

Mali i Zi u udhëhoq në fushë nga kapiteni shqiptar, Beqiraj, i cili u lind në Pejë para 31 vjetëve. I pyetur pas ndeshjes për këtë përballje, Beqiraj zbuloi se ishte sharë e fyer para ndeshjes nga disa persona nga Kosova.

“Kam marrë shumë fyerje, shumë sharje nga disa njerëz nga Kosova të cilët nuk e dinë situatën time, nuk e dinë si ka shkuar karriera ime nga fillimi dhe si kam ardhur deri këtu”, deklaroi Beqiraj për mediat kosovare pas përfundimit të sfidës në Podgoricë.

“Mirëpo, sharjet nuk i kam marrë aspak seriozisht. Ata kanë qenë njerëz të thjeshtë, jo të rëndësishëm dhe s’kanë mundur të më dekoncentrojnë”.

“Unë dua t’i falënderoj të gjitha mediat kosovare dhe tifozët e Kosovës, pasi që të gjithë janë treguar shumë korrekt me mua”, shtoi ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat