Gazeta malazeze: Sërish politika dhe shovenizmi triumfoi ndaj futbollit! Qorrolli  tregon një detaj

Futboll

Gazeta malazeze: Sërish politika dhe shovenizmi triumfoi ndaj futbollit! Qorrolli  tregon një detaj

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:47
Vigan Qorrolli

Mali i Zi nuk kishte as motiv as kurrgjë dhe me fat të madh sportiv nxorën barazim 1:1 në duel me Kombëtaren e Kosovës, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka shkruar disa rreshta interesante për serbët që ende jetojnë në kohën e xhunglës.  “Gazeta me e madhe malazeze ‘Vijesti’, po raporton se për fat të keq të këtij shteti, sërish politika dhe shovenizmi triumfoi ndaj futbollit dhe fair-play-it.
Tumbakoviç mbrëmë u shkarkua nga federata si dhe futbollistët që refuzuan të luajnë kundër Kosovës pritet me dënu rëndë.
Kur Mali i Zi e shpalli pavarësinë në maj të 2006, kroatët dhe të tjerë nga çatia e ish-YU; e këndonin këngën çetnike në remix: “Ko to kaze ko to laze da Srbija nema more; ima ima more ali sad pokraj Crne Gore”. Hala n’qat inati janë serbët me malazezët — kanë mbet’ pa deti!”, shkruan Qorrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat