Ku mbeti Llapi, pse po i ikin lojtarët kryesor?!

Futboll

Ku mbeti Llapi, pse po i ikin lojtarët kryesor?!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 12:47
Llapi

Llapi me shumë largime e pak afrime.

Skuadra e Tahir Batatinës duket së është duke përjetuar një revolucion.

Tashmë nga Llapi janë larguar disa prej lojtarëve kyq, si Ahmed Januzi, Hamdi Namani, Ilir Blakçori, Festim Alidema i cili pritet të largohet.

Keq e më keq u bë kur në mediat kosovare u raportua se edhe Mentor Zhdrella pritet të largohet nga Llapi, ku thuhet se mesfushori ka arritur marrëveshje personale me Prishtinën.

Edhe pse në faqen zyrtare të Llapit në Facebook qëndron ende komunikate zyrtare për vazhdimin e kontratës së Mentor Zhdrellës, një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar nga vetë lojtari.

Ende nuk dihet ndonjë aryseje se pse lojtarët kryesor po ikin nga Llapi.

Por a do të thot kjo se Llapi po mbet pa lojtarët kryesor, mbetet të shihen veprimet e kryesisë së bashku me trajnerin Tahir Batatina në vazhdimin e merkatos verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat